Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Rritja e rasteve të reja me 50% në gjysmën e vendeve të Europës/ OBSH jep këshillat: Ja si ndërpritet zinxhiri i infektimeve me Covid

Shifrat e infektimeve në të gjithë botën kanë treguar se po vjen vala e dytë e koronavirusit, por OBSH e ka zgjidhjen se si të ndërpritet zinxhiri në mënyrë që të mos përsëritet një mbyllje e dytë.

Kreu i Shërbimit për Situata Emergjente Shëndetësore në OBSH, Mike Ryan ka deklaruar se mënyrë më efektive për të shmangur infektimin masiv të popullsisë është që të izolohen personat që kanë qenë në kontakt me pacientët e infektuar.

“Çdo individ që është takuar me ndonjë të prekur duhet të hyjë në karantinë, me qëllimin të frenohet përhapja e sëmundjes. Mendoj se një gjë e tillë nuk është bërë dhe as që do të bëhet në mënyrë sistematike, dhe kjo është një prej arsyeve kryesore që po shohim rritje të numrit të rasteve të reja me COVID-19”, tha Ryan gjatë një konferencë për shtyp në Gjenevë.

Sa i përket rasteve të reja me Covid, zyrtari i OBSH thotë se në gjysmën e vendeve të Europës ka pasur rritje me 50%.

“E di që njerëzit janë lodhur, por nuk duhet ulur vigjilenca sepse ky virus ka treguar se mund sërish të shfaqet me shpejtësi të madhe, duke kërcënuar sistemin shëndetësorë”, shtoi Ryan. (A.M/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *