Pas 8 vjetëve në krye të shtetit më të fuqishëm në botë, SHBA, Barack Obama mbajti fjalimin e tij të lamtumirës duke dhënë “porositë” e fundit mbi demokracinë dhe duke kërkuar nga amerikanët ta mbrojnë atë.
Por Obama nuk harroi të bënte edhe një dedikim prekës për bashkëshorten e tij, Michelle Obama, për të cilën tha i përlotur se e bëri “Shtëpinë e Bardhë” një vend që i përket të gjithëve.
“Michelle, Michelle LaVaughn Robinson, ti vajzë jugu ke qenë për këto 25 vite jo vetëm bashkëshortja dhe nëna e fëmijëve të mi, por edhe mikja ime më e mirë. Ti more mbi shpatulla një rol, të cilin nuk e kërkove, megjithatë e përmbushe me hir dhe guxim, me stil e humor. Një brez i tërë tani e hedh vështrimin më lart, sepse të ka ty si model”, u shpreh presidenti në largim i SHBA-ve Barack Obama.
Presidenti i ri, Donald Trump, do ta marrë zyrtarisht postin e numrit një të “Shtëpisë së Bardhë” më 20 janar. (A.R/SHUPLAKA)