Zëdhënësi i presidentit Meta, Tedi Blushi, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministri Rama, se Ilir Meta ka qenë një nga hartuesit e marrëveshjes së 2009-tës, për ndarjen e detit me Greqinë.
Blushi i kujton Ramës, se në kohën kur ai pretendon se Meta ka qenë pjesë e hartimit të marrëveshjes, presidenti ka qenë në opozitë.
Reagimi i Tedi Blushit: Asnjë surprizë nga Mister 1 Prilli, i cili vërtetoi edhe njëherë sot, para të gjithë shqiptarëve, se është një mashtrues ordiner, i cili gënjen pa hapur gojën, lëre më kur flet.
Mister 1 Prilli pretendoi sot se Ilir Meta ka qenë një nga hartuesit e marrëveshjes për delimitimin e hapësirës detare mes Shqipërisë dhe Greqisë, të rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese.
I kujtojmë këtij mashtruesi të pështirë se marrëveshja u nënshkrua në Tiranë në 27 prill 2009.
O TYÇ GËNJESHTAR: Në 27 prill 2009, Ilir Meta ka qenë në opozitë. Mashtrimi është vesi i tij! Vesi del me shpirtin!
Rama pretendoi sot, në deklaratën e tij, se Meta ishte një prej ideuesve në marrëveshjes Shqipëri-Greqi në 2009-tën, e cila u rrëzua nga ana e Gjykatës Kushtetuese të vendit.
Rama tha sot mes të tjerave, se ishte qeveria e tij, ajo që kërkoi që çështja e detit me Greqinë të dërgohej në Hagë, pasi marrëveshja e 2009-tës, e qeverisë Berisha, ishte në dëm të interesave të shqiptarëve.
(E.K/Faxweb.al)