Ish-kryeministri Berisha përmes një postimi në ‘Facebook’ ka bërë thirrje për të përmbysur nga pushteti kryeministrin Rama.
Ai e quan Ramën antishqiptar që sipas tij për karrige është gati të bëjë gjithçka, si të shesë detin, tokën, të pranojë ish-terroristë në Shqipëri dhe të përzërë nga vendi rininë.
Ish-kryeminisrtri e krahason madje Ramën me Jorgo Zografin.
STATUSI I BERISHËS
O sot o kurrë duhet të përmbysim Edvin Kristaq Rames, Jorgo Zografin e dytë!
Ky antishqiptar, kriminel pa atdhe për karrigen e tij është gati të bëjë gjithçka:
Të shesë detin!
Të shesë tokën!
Të pranojë qindra mijëra ish-terroriste të ISIS në Shqipëri!
Të përzë nga Shqipëria rininë, të ardhmen e saj!
O sot o kurrë duhet të ngrihemi dhe të shporrim këtë kalbësirë, Jorgo Zograf të dytë nga sundimi shitja e Shqipërisë, interesave jetike, vetjake dhe kombëtare të shqiptarëve! sb
(B.H/Faxweb)m