AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

“O njollën e turpit në gisht, o gishtin në prapanicë!”, Fuga: Na damkojnë trupin me bojë, duan të heqim mbathjet

Nga Artan Fuga

Meqënëse po flitet për reformën e ligjit elektoral. Në librin tim “Shoqëria Piramidale” më ka rezultuar dhe e kam shpjeguar qartë se shqiptarët e sotëm, ne pra, qytetarët, nuk e kemi të drejtën e votës së lirë, të fshehtë, të barabartë, të drejtpërdrejtë sikurse e shpall kushtetuta!

Jemi të gënjyer krejtësisht! Në libër e provoj tashmë këtë, jam gati t’a provoj përpara edhe çdo trupe qytetarësh, përpara çdo komisioni parlamentar, madje edhe përpara çdo gjykate ushtarake! Veç të tjerash na damkosin trupin, gishtin, me bojë, sikur të ishim skllevër!

Gjoja për të mos votuar dy herë!!! Jo, është që pastaj gishtin t’ja tregojmë pronarit, shefit, drejtorit, sekretarit të partisë : ja njolla në gisht zotëri! Dua punë, rritje page, dua të siguroj vendin e punës, aman ndihmën sociale, aman një dhomë hoteli për të futur kokën pas tërmetit, aman ma ndërto shtëpinë të parit !

Ose njollën në gisht, ose gishtin në prapanicë! Sa qindra njerëz kam takuar që kishin hallin e gishtit! Cfarë t’i bëj, më duhet gishtiiiiiiiiii – më kanë thënë me lot në sy! Turpi i poshtërimit të shqiptarit!

Ajo njollë në gisht është testi, lakmuesi, që tregon se deri ku arrijmë të poshtërohemi. Të na damkojnë trupin me bojë. Eshtë njësoj sikur të na kërkojnë të heqim mbathjet dhe të na damkosin me vulë : Komisioni qendror i zgjedhjeve! Jemi të damkosur në trup si të krishterët e parë, si hebrenjtë nën holokaust, si afrikanët nën ligjet e skllavërisë! Unë nuk pranoj të ma bëjnë pis gishtin me bojën e tyre të zezë! Me këtë ligj elektoral, unë për vete nuk votoj!

Fjalët Kyce

A do i përgjigjeni thirrjes së Presidentit Meta për të dalë në shesh në 2 mars në mbrojtje të demokracisë dhe Kushtetutës së vendit?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *