Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

”O ju njerez që ju sjellë verdallë Lulzimi”, Balla i ashpër me kreun e PD-së: Ju tërheq prej hunde!

Kreu i grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ka reaguar lidhur me deklaratat e Bashës se hetimi për lobimin në SHBA, ka nisur me kërkesë të PD-së. (Lexo ketu) Balla thotë se hetimi ka nisur dhe nga FBI dhe Departamenti Amerikan i Shtetit.

Reagimi i Ballës:

Ju që i shkoni pas një njeriu si ky, i vetmi që gënjen edhe tek pragu i derës së Prokurorisë, si mund t’ia lejoni vetes t’ju tërheqë për hunde një matrioshkë si Lulzim Basha! Me lehtësinë e genjeshtarit profesionist ai thotë që hetimi për financimet e PD ka nisur me kërkesë të PD një vit e gjysëm më parë!!!

Po ai kallzimi im ndaj tij për këtë çështje pse u bë? Po FBI dhe Departmentit Amerikan të Drejtësisë, ky i’a ka kerkuar hetimin për veten? Po autoriteteve skoceze mos ua ka kërkuar Lulzimi të kryejnë hetimet për gati 1 milionë dollarë të padeklaruara, që i dolën në Amerikë si para ruse?

O ju njerez që ju sjellë verdallë Lulzimi, thirrini mendjes e mos u beni kukulla të kësaj matrioshke gënjeshtare!

Basha tha sot tha se asnjë drejtues i PD nuk ka shkelur asnjëherë ligjin dhe se prokuroria vihet në lëvizje sa herë i intereson qeverisë.

“Jemi thirrur si person që mund të kenë dijeni për rrethanat e hetimit. Hetimi i hapur prej një viti bëhet mbi bazën e plotësimit të formularëve në KQZ. Cështja që po hetohet me kërkesë të PD-së është nëse këto janë mbushur apo jo si duhet dhe jo gënjeshtrat dhe shpifjet nga qeveria.

Ka një vit e gjysmë që ka nisur ky hetim, ka 6 muaj që kanë ardhur përgjigjia nga SHBA e Britani e Madhe  që vërtetojnë se as PD asnjë drejtues i PD nuk ka shkelur asnjë ligj as në Shqipëri, Amerikë e Britani. I kërkojë prokurorisë të bëj publike përgjigjet e SHBA dhe Britanisë. Ju nxis dhe ju t’i kërkoni Prokurorisë ti bëj publike”,u shpreh Basha në deklaratat e tij për mediat.

(E.K/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Partitë po negociojnë për të përmbyllur Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *