Ashtu siç pritej seanca e sotme parlamentare ka qenë e ‘nxehtë’ dhe me debate mes opozitës së re dhe mazhorancës pas shembjes në 17 maj të Teatrit Kombëtar. Pas fjalës së Rudina Hajdarit e cila ripërsëriti nevojën e ndryshimit të sistemit zgjedhor foli dhe Ralf Gjoni i cili nuk kurseu as fyerjet. Mes tij dhe kryekuvendarit Ruçi ka pasur shkëmbim batutash me pak ‘pullë të kuqe’.
Fjala e Gjonit dhe përgjigjia e Ruçit:
Bravo Rudina. Fatkeqësisht nga momenti ku u bashkuam vjet kemi mbetur shumë pak përball kësaj qeverie e cila donte të bënte shtet dhe i vetmi shtet që ofron është i fadromës i vrasjes e i shkatërrimit.
Kjo mazhorancë ska më integritet para shqiptarëve që pasi shembi atë godinë. Nuk mundet ta shuajë dhimbjen e madhe të popullit asnjë injorant që e quan atë godinë një tallazh.
Nuk e pranoj si Tirana një lloj injorance të tillë në qytetin tim.
O injorant, o injorant, është celelit e nivelit më të lartë, në studiot më të shtrenjta në botë, jo tallash.
Suedezët mburren me godinat me baltë duke i ruajtur për tua treguar fëmijëve. Po Kopenhageni ka godina të vjetra që duken si kolibe por i kanë mbajtur dhe i kanë restauruar i ruajnë me ligj fizikisht dhe mburren me to.
Çfarë lloj speciesh jeni mo a ka një socialist që ka pak shpirt për Tiranën. Ca jeni mo ju jeni vetëm lëpirësa lolipopi” (e nxjerr nga xhepi)
Ruçi: Ndaç mbajë në xhep ndaç në gojë…
Unë kam për detyrë të të korrigjoj atë çfarë nxjerr nga goja dhe jo çfarë fut në gojë e dyta të klujtoj se debati është për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nëse jo mund të vazhdoni…