Ditën e djeshme, nxënësit e shkollës “Emin Duraku” në Prishtinë, janë mbledhur dhe kanë hedhur firmat e tyre në një peticion të organizuar nga vetë ata. Përmes peticionit të rinjtë kërkojnë largimin nga puna të mësueses së historisë.
Nxënësit shprehen të pakënaqur nga mënyra e sjelljes së mësueses së tyre. A.M. është pezulluar nga puna edhe një vit më parë. Pezullimi zgjati deri në fillim të vitit të ri shkollor, pasi këtë shtator ajo u rikthye në punë.
Të shqetësuar nga ankesat e fëmijëve, prindërit u takuan për të diskutuar në një mbledhje. Madje këta prindër thanë se edhe janë kërcënuar nga mësimdhënësja e kësaj shkolle. Madje ajo kishte telefonuar edhe policinë.
Ndërkohë, kryetarja e këshillit të shkollës, Zijavere Krasniqi, tregoi për problemet e shpeshta që u sjell ajo. Krasniqi konfirmoi faktin se mësuesja kërcënon nxënësit, por edhe kolegët.
Krasniqi thotë se e shqetëson edhe diçka tjetër nga kjo mësimdhënëse.
Ajo shprehet:
”Edhe rregullisht fëmijëve ia potencon: unë e kam krahun e fortë, unë e kam shtetin permbi veti. Një mësimdhënëse këto sene nuk guxon me i përdor.”
E pas deklaratave të dhëna në polici, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë njoftoi se me vendim të prokurorit, ky rast nuk u hap.