Një 10-vjeçar në zonën e Alessios pranë Savonës është raportuar se kishte marrë lëndë n arkotike me vete në shkollë.
Shërbimet sociale e kishin gjetur brenda në çantën e tij të shkollës dhe çështja u raportua në gjykatën e të miturve.
Ai e nxori dr ogën nga çanta dhe ia tregoi shokëve të tij të klasës në shkollën fillore, shkruajnë mediat italiane. Qëllimi i tij ishte t’i bënte përshtypje miqve të tij, por nuk i shkuan planet ashtu siç i kishte menduar.
Një prej nxënësve e raportoi incidentin tek mësuesja, e cila më pas njoftoi policinë. Oficerët gjetën hashashin në mes të librave, ndërsa djali filloi të qante.
Kanë nisur he timet për të zbuluar se prej kujt e kishte siguruar lëndën narkotike.