Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Numërohen mbi 1 milionë e 300 mijë vota, si ndahen mandatet kur kanë ngelur më pak se 17% e fletëvotimeve 

Sipas të dhënave zyrtare nga KQZ, teksa është bërë numërimi i 4312 kutive të votimit nga një total prej 5199 të tilla, Partia Socialiste kryeson garën elektorale me 619 827 vota ose 48.7 %,

Në vend të dytë renditet Partia Demokratike me një total votash në rang vendi prej 500 394 vota, ose 39.31 %.

Forca e tretë politike në vend renditet Lëvizja Socialiste për Integrim me një total votash prej 87 542 ose 6.88 përqind.

Surprizë e këtyre zgjedhjeve është PSD e deputetit Tom Doshi, e cila ka siguruar 28684 vota ose 2.25%.

Duke i përllogaritur në bazë të qarqeve specifike votat e deri tanishme i japin mazhorancën Partisë Socialiste me 73 mandate, e ndjekur nga PD me 59, LSI me 5 dhe PSD me 3.

Teksa kanë ngelur dhe 887 kuti votime, gara mund të konsiderohet ende e hapur.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.