Teksa janë numëruar 175 mijë fletë votime në rang vendi, sipas të dhënave të publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, rezultatin e kryeson Partia Socialiste me 50.61 % ose 88565 vota, në vend të dytë renditet Partia Demokratike me 66611 vota ose 38.06 %.
LSI ka siguruar deri në këto momente 11873 vota ose 6.78 % të fletëvotimeve totale.
Ndërkohë, 3281 vota ose 1.87 për qind në rang vendi ka marrë PSD e Tom Doshit. Votat e tjera që mbeten ndahen mes partive të tjera të vogla.
Partia Socialiste ka mundur të kthej rezultatin në qarkun e Dibrës, ku pas një diference të demokratëve gjatë numërimit të kutive të para, PS tashmë kryeson me me 5375 vota, kundrejt 5014 votave të PD-së.