Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Deputetja del kundër nismës së Ramës për ndryshimin e kushtetutës: Nuk bëhem pjesë e kulisave dhe lojërave të kryeministrit

Deputetja e opozitës parlamentare Fatjona Dhimitri ka reaguar në lidhje me ndryshimet kushtetuese që pritet të ndërmerren në Kuvend nga mazhoranca qeveritare. Dhimitri shpreh votën pro marrëveshjes së 5 qershorit dhe thekson se nuk do të bëhet pjesë e kulisave të Ramës për ndryshimet kushtetuese, të cilat nuk kanë dakordësinnë e faktorit ndërkombëtarë në Tiranë.

Konfirmoj  VOTEN PRO Mareveshjes se 5 qershorit 2020!

Votoj PRO Marrëveshjen e 5 qershorit 2020 dakortësuar ne Këshillin Politik dhe noterizuar nga Partnerët Ndërkombëtarë të cilët janë udhërrëfyesit tanë në rrugën drejt Bashkimit Europian!

Votoj PRO Marrëveshjen e dakortësuar me 5 qershor  2020 dhe jam kunder çdo ndryshimi që cënon interesat kombëtare dhe ato të qytetarëve të vendit tim.

Kulisat e tjerë me pretendim të ndryshimeve kushtetuese që nuk  kanë noterizimin e ndërkombëtarëve dhe nuk reflektojnë interesa përfaqësimi për qytetarët, përsa kohë unë të kem një votë ne Kuvend nuk do të votohen prej meje!

Çështja e sistemit zgjedhor po keqpërdoret nga Edi Rama për të arritur objektivat e veta politike. Unë nuk mund të mbështes kurrë një propozim që heq koalicionet parazgjedhore dhe ndihmon Edi Ramën. Unë nuk jam në Kuvend për të bërë lojërat e Edi Ramës.

Unë besoj tek Europa dhe nuk mund të pengoj procesin e integrimit europian të vendit. Një marrëveshje e ndërmjetësuar dhe mbështetur nga faktori ndërkombëtar nuk mund të mbahet peng nga Kuvendi.

Konsensusi i arritur më 5 Qershor 2020 mes forcave kryesore politike në vend, është i vetmi kusht i plotësuar në procesin e hapjes së negociatave. Nuk do të ndërmerrja kurrë veprime që do të dëmtonin këtë arritje.

Si deputete jam e ndërgjegjshme se veprimi im i shërben stabilitetit të vendit, i shërben rrugës europiane të Shqipërisë. Theksoj se do të votoj pro ndryshimeve të Kodit Zgjedhor sipas dakortësisë së 5 Qershorit 2020,  pa asnje ndryshim!

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 53%, 8502 votes
    8502 votes 53%
    8502 votes - 53% of all votes
  • PS 28%, 4539 votes
    4539 votes 28%
    4539 votes - 28% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1492 votes
    1492 votes 9%
    1492 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 785 votes
    785 votes 5%
    785 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 666 votes
    666 votes 4%
    666 votes - 4% of all votes
Total Votes: 15984
19/03/2021 - 25/04/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.