Një cift është gjetur i vdekur në shtratin e tyre në Costëolds pasi dyshohet se u helmuan nga rrjedhja e monoksidit të karbonit.
Maria dhe Michael Greenaëay, rreth të 30-ave ndërruan jetë në shtëpinë e tyre në Cirenster, Gloucestershire më 10 Maj.
Gjithçka u mor vesh kur mamaja e Marisë, u njoftua nga shkolla se ajo nuk kishte shkuar për të marrë të birin nga shkolla.
Ajo shembi derën e shtëpisë dhe i gjeti ata pajetë në shtrat. Dyshohet se ata kanë ndërruar jetë si pasojë e helmimit me monoksid karboni. Miqtë e çiftit kanë shkruar ngushëllime prekëse në rrjetet sociale.