Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashTe FunditTe Gjitha

‘Nuk u konsiderua kurrë Monument Kulture’, të gjithë faktet që rrëzojnë gënjeshtrat e Ramës mbi Teatrin Kombëtar

Në foltoren e parlamentit kryeministri Rama shprehu dhe njëherë bindjen e e tij, mbi mospërfshirjen e Teatrit në listën e Monumenteve Të Kulturës.

“Kurrë nuk u konsiderua as nga regjimi i vjetër as nga ekspertizat e mëparshme si një vepër e denjë për t’u futur në listën e Monumenteve të Kulturës shqiptare”, tha Rama.

Kreu i qeverisë disa herë në deklarata publike ka mohuar ekzistencen e dokumenteve apo përfshirjen e Teatrit Kombetar në listën e Monumenteve të Kulturës. Faxnews sjell kronologjinë e përfshirjes në qendren historike, mbrojtjen paraprake dhe shpalljen monument Kulture i kategorisë së dytë.

Por Faxnews sjell kronologjinë e dokumenteve në rrugëtimin e Teatrit Kombëtar për përfshirje në listat e monumenteve të Kulturës.

Vendimi nr. 180 që mban datën 13. 4.2000, shpall ansambël Monument Kulture aksin qëndror dhe qendrën historike të qytetit të Tiranës sipas planimetrisë që i bashkëngjtet vendimit, ku përfshihet dhe Teatri Kombetar.

Në vijim në vitin 2004, Instituti I Monumenteve të Kulturës që mban firmën e drejtorit të atëhershëm Gjerak Karaiskaj i dërgon Ministrisë së Kulturës listën e monumenteve të Kulturës të Kategorisë së dytë, në të cilën përfshihet dhe Teatri Kombëtar. Por i paqartë mbetet fakti se në këtë listë teatri Kombëtar është e perfshirë në listën e monumenteve të kategorisë së dyte, por pa asnjë sqarim cilësohet njëkohësisht dhe si godinë pa vlerë.

Dokumentimi vijon në vitin 2007, kur Ministria e Kulturës dhe ministri i asaj kohe Bujar Leskaj urdhërojnë shpalljen Monument Kulture të kategorisë së dytë, ndërtesa e mëposhtme, ku përfshihet dhe kompleksi ndërtimor në rrugën Murat Toptani, që i përket zonës ku përfshiheshin dy godinat teatrale, megjithatë në listë nuk ka një emërim specifik për Teatrin.

Por në vitin 2015 bëhet e qartë që Teatri Kombëtar ka qënë pjesë e objekteve në mbrojtje paraprake, si pjesë e qendrës historike të Tiranës. Urdhri që mban firmën e Arta Dollanit që në vitin 2015 drejonte insitucionin e Monumenteve të Kulturës.

“Nuk ka në asnjë dokument nuk figuron që kemi të bëjmë me një monument kulture. Atë vepër askush nuk e ka hequr nga lista e monumenteve sepse askush nuk e ka dhënë për në listën e monumenteve”, tha Rama.

Listat dhe dokumentet për përfshirjen e Teatrit në mbrojtje paraprake, pjesë e ansamblit te Kulturës, qendrës historike të Tiranës dhe monument i kategorisë së dyte, janë një fakt iI pamohueshëm dhe I dokumentuar, ashtu siç ështëi dokumentuar edhe vendimi dhe harta e vitit 2017 që mban miratimin nga kryeministri I vendit Edi Rama, për tkurrjen e qendrës historike të Tiranës, duke lënë jashtë kësaj qendre në mënyrë arbritrare dhe pa asnjë argumentim godinën e Teatrit Kombëtar.

Po firmoset një peticion për ringritjen e Teatrit Kombëtare ashtu siç ishte më parë. Ju si mendoni:

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *