Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Nuk u kërkua dënimi im”, Salianji flet pas pretencës së Prokurorisë: Askush nuk më kërcënon me…

Në përfundim të seancës sotme gjyqësore, Ervin salianji ka thënë para gazetarëve se denimi që ka kërkuar sot Prokuroria është një masë e kërkuar ndaj tij që nga dita kur ka bërë publikimet e dosjes “Babale”.

Salianji është një nga të pandehurit e çështjes së njohur “Babale”, ku prokuroria sot kërkoi për të dënimin me 1.6 vite burg. Por më pas u kërkua pezullimi i këtij dënimi me burg duke e konvertuar atë me 3 vite shërbim prove.

“Nuk i druhem fare e kam thënë që në filim, shpesh në gjykatë edhe unë edhe ju jam bërë koresponendent, janë sulme politike, sot nuk pati asnjë fakt prove të re, por pati një devijim të cështjes nga denimi per trafik i vellait te ish ministrit te Brendshem, drejt ne një gjasme pretence kur prokuroria bëhet pjesë me llumin, por asnjë intrigë asnjë pabesi, tradheti s’ja del të mposhtë dot të vërtetën.

Unë jam bërë në Prokurori si njëri prej jush ku paraqitem dhe raportoj, Ogani i akuzës ka cituar një akt duke mos marrë asnjë provë në shqyrtim nga ato që kemi depozituar. Prokuroria politike në vend që të dënojë ata që janë marrë me drogë dhe korrupsion, merren me ata që denoncojnë. Sot nuk u kërkua dënimi im, dënimi im është kërkuar që në momentin kur kam bërë publikimet. Askush nuk mund të më pengojë dhe kërcënojë me këshillat personale të Partisë Socilaiste”, tha Salianji.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *