Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Nuk shkon vetë në stadium, Sandër Lleshaj habit me zgjedhjen: Në vendin tim preferova të dërgoj…

Po zhvillohet në stadiumin e ri “Air Albania Stadium”, ndeshja ndërmjet kombëtares shqiptare dhe Francës, ku dominojnë kampionët e Botës me dy gola në avantazh.

Ndërkohë ndeshja veç të tjerash ka pasur interes të madh edhe nga politika, ku një pjesë e madhe e qeveritarëve kanë pasur një vend të posaçëm në tribunat VIP.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshja, ka zgjedhur që në vend të tij të dërgojë në stadium efektiven Ina Nuku. Kjo sipas tij në si shenjë respekti për sakrificën e kësaj punonjëse të PS.

“Sot në këtë ditë të rëndësishme për futbollin shqiptar, preferova të dërgoj Ina Nukën në vendin tim në stadium, si shenjë respekti për sakrificën e kësaj punonjëse të PSH bashkë me urimet më të mira për gjithë sportdashësit shqiptarë, që sot si kurrë ndonjëherë më parë në historinë e futbollit janë mbledhur nën ngjyrat kuqezi për të përkrahur ekipin tonë kombëtar.
Rroftë Shqipëria!”- shkruan Lleshaj.

(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *