Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka deklaruar mbrëmjen e sotme se ‘Kumbari’ i Shkodrës, Bardhok Pllanaj nuk ruhej, nuk mbante makinë të blinduar, por lëvizte lirshëm.
Në një status në Facebook, Artan Hoxha tregon sesi Pllanaj lëvizte në vitin 2019 së bashku me 2 të fortë nga Shkodra 250 kilometra larg shtëpisë së tij, pavarësisht se duhej të ishte në arrest shtëpie.
“Per here te fundit, Bardhok Pllanaj, u arrestua me 29 tetor 2019, në qytetin e Lushnjes, ndersa udhëtonte drejt Vlores.
Bashke me te udhetonin dhe dy personazhe mjaft te njohur ne Shkoder, me inicialet, M.I. dhe B.C..
Viktima e atentatit te djeshem, ne fakt duhej të ishte ne banesen e tij në Shkodër, për shkak të masës së sigurisë së vendosur nga Gjykata, “me arrest shtepiak”, por ai u arrestua 230 kilometra larg.
Ne komunikaten e policise se Shkodres te asaj dite thuhej:
“Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar, në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër ushtroi kontroll në banesën e shtetasit Bardhok Planaj, i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtepi”, por nuk u gjet në banesë.
Policia e Shkodrës e shpalli në kërkim dhe pas informacioneve të marra, në bashkëpunim me Policinë e Lushnjës bëri kapjen dhe arrestimin në qytetin e Lushnjës të shtetasit Bardhok Planaj, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”….
Deri ne atentatin e djeshem, Bardhok Pllanaj, nuk ruhej, nuk mbante eskorte, dhe nuk qarkullonte me mjet te blinduar…” shkruan Hoxha.
Bardhok Pllanaj u vra mbrëmjen e djeshme nga një breshëri kallashnikovi. Makina e tij u sulmua nga të paktën dy persona të cilët zbrasën mbi 100 plumba mbi të, nga të cilët të paktën 30 kapën viktimën. Makina ishte në ecje dhe pas breshërisë së plumbave që i morën jetën në vend Pllanajt, ajo u përplas me murin e një biznesi. Pllanaj është një emër i njohur i drejtësisë shqiptare dhe asaj belge.
(E.H/Faxweb.al)