AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Nuk po u besoj veshëve duke dëgjuar Ramën”, gazetari shokohet nga deklaratat e kryeministrit për liderët politikë në Kosovë

Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme teksa ka zhvilluar një takim me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç si dhe me kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev, në kuadër të Minishengenit Ballkanik, nuk ka hezituar që të ofendojë liderët politikë në Kosovë, pasi këto të fundit refuzuan që ti bashkohen nismës.

Pas deklaratave të ashpra ndaj tyre, ka reaguar me ironi gazetari Andi Bushati, në një postim në rrjetet sociale ku ka kritikuar hapur kryeministrin Edi Rama me qendrimet e tij ndaj liderëve poltikë në Europë.

“Nuk po i besoj veshve duke degjuar Ramen. Pasi te gjithe perpos vetes i ka shpallur “kazan” ne Shqiperi tani ka kaluar ne Kosove per mini Shengenin: Haradinaj eshte sipas tij genjeshtar patologjik, Albini neo marksist proteksionist, Thaçi hipokrit qe me pare ka ngrene e ka pire me serbet e teni nuk pranon te ulet ne tryeze. Pra si gjithmone vetem nje njeri thote te verteten.”- shkruan Bushati.

(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

A mendoni se jemi në gjendje të mbrohemi apo të menaxhojmë një 'krizë" të shpërthimit të Koronavirusit në vend?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *