Përfaqësuesi Special i BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak, një diplomat sllovak, shtet i cili nuk e njeh Kosovën, ka krijuar reagime në një postijm të bërë në Twitter.
Ai ka pasur një bashkëbisedim virtual me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, të cilit i është referuar si numri dy i qeverisë por pa e përmendur Kosovën, gjë që ka bërë të ketë reagime të shumta nga komentuesit në Twitter.
Pjesëtarë të shoqërisë civile dhe qytetarë të shumtë kanë kritikuar Lajçakun pse nuk e përmendi qeverinë e Kosovës pjesë e së cilës është edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.
Me ironi ka reaguar edhe ish-ambasadorja Vlora Çitaku, duke shkruar se me siguri Lajçaku nuk po e përmend Kosovën për të shtyrë njerëzit të hulumtojnë se i cilit shtet është zëvendëskryeministri Bislimi.
I think the idea here is to generate some curiosity and have people google DPM Bislimi ?♀️
K O S O V O ?? https://t.co/QvpBDDCKhT— Vlora Çitaku ? (@vloracitaku) April 15, 2021
Diplomatit sllovak i është thënë se nuk mund të pretendojë një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë nëse nuk e përmend shtetin e Kosovës në postimet e tij.
Lajçaku ka shkruar në Twitter se ka pasur një bashkëbisedim me Besnik Bislimin dhe është pajtuar që të bisedojnë sërish së shpejti.
Besnik Bislimi është ngarkuar nga kryeministri Albin Kurti që të merret edhe me punën e dialogut me Serbinë.
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë pritet që të rifillojë por ende nuk ka një datë apo muaj të saktë se kur palët do të ulen në tavolinën e bisedimeve.
(H.H/Faxweb.al)