Policia e kryeqytetit ka bërë mbrëmjen e djeshme arrestimin e 5 personave për vepra të ndryshme penale. Në pranga ka përfunduar roja i një kompanie në Kashar, pasi nuk ka raportuar vjedhjen e një sasia të konsiderueshme parash në kompaninë ku ai punonte.
Blutë e kryqytetit kanë bërë gjithashtu arrestimin e 68-vjeçarit Osman Aruçi i dënuar me 3 vite e 8 muaj burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve.
Në pranga kanë përfunduar dhe 3 shtetas të tjerë, respektivisht:
A K., 20 vjeç, pasi në Bulevardin “Dëshmoret e Kombit”, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga punonjësit e Forcës së Posaçme “Shqiponjat”, iu gjet e iu sekuestrua një dorezë grushti.
A D., 43 vjeç dhe R. D., 50 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.
Njoftimi i plotë i policisë: Tiranë
Bien në prangat e Policisë 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë ekzekutimin e vendimit penal për shtetasin në kërkim Osman Aruçi, 68 vjeç, i kapur nga sherbimet e Komisariatit Nr.4 pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 3 vite e 8 muaj burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K., 20 vjeç, pasi në Bulevardin “Dëshmoret e Kombit”, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga punonjësit e Forcës së Posaçme “Shqiponjat”, iu gjet e iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një dorezë (përforcues grushti).
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. B., 59 vjeç, me detyrë roje i një kompanie në Kashar, sepse gjatë natës persona të paidentifikuar kanë vjedhur një sasi vlerash monetare të papërcaktuar, ku ky shtetas ka shpërdoruar detyrën, pasi nuk ka njoftuar për vjedhjen. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve : A. D., 43 vjeç dhe R. D., 50 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.