Kryeministri Edi Rama pritet që të ndalet këtë të shtunë në qytetin e Vlorës, ku kandidon dhe vetë si deputet , i 8-ti në listë.
Por kjo vizitë e Ramës padyshim që do të nisë me një inspektim të procesit të vaksinimit, që është kthyer dhe në kalin e betejës së socialistëve, ndërkohë që qindra të moshuar presin në radhë në Vlorë.
Kjo pasi pa mbërritur kryeministri Edi Rama nuk nis procesi, dhe të moshuarit kanë në pritje prej orësh, siç mund të shihet dhe në videot e mëposhtme që janë siguruar nga gazetarja e Fax News Afrovita Hysaj.
Prej dy javësh në vend ka nisur procesi i vaksninimit masiv, i cili po realizohet në sajë të vaksinës kineze Sinovac, e cila u pranua nga qeveria, edhe pse nuk ka marrë ok-in për përdorim nga EMA (Agjensia Europiane e Barnave)
Deri dje në vendin tonë zyrtarisht sipas MSH-së kanë marrë një dozë të vaksinës 250 mijë qytetarë, ndërkohë që objektivi i shpallur është që brenda muajit Maj të jenë arritur 500 mijë vaksinime.
(E.K/Faxweb.al)