Vjosa Osmani është zgjedhur Presidente e Kosovës me mandat pesë vjeҫar në raundin e tretë, pasi mori 71 vota në Kuvendin e Kosovës, nga 82 deputetë që morën pjesë në votim.
Mbas konfirmimit të përzgjedhjes, mesazhe urimi u dërguan për Osmanin nga politikanë të shumtë, por jo vetëm. Një ndër personazhet që e uruan atë për detyrën e re ishte dhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora.
Përmes një fotografie në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja ka shprehur urime për të parën e shtetit të Kosovës.
“Urime Vjosa Osmani, Presidentja e re e Kosovës”, ka shkruar Rita në përshkrimin e fotografisë.