Radha e makinave në Kakavijë vijon të mbetet kilometrike dhe mbërrin deri në fshatin Jorgucat, ndërsa qytetarët presin që të kalojnë drejt Greqisë. Gazetarja e Fax Neës, Ervina Shehaj raporton se në vendngjarje ka disa autoambulanca që po dërgojnë drejt spitalit më të afërt qytetarët në gjendje të rënduar shëndetësore .
Prej disa ditësh, ata flenë në makina teksa presin të kalojnë kufirin dhe e vetmja mënyrë për të mbijetuar mbeten banorët e zonës që u sigurojnë ushqim dhe ujë. Disa prej banorëve folën disa orë më parë për kamerën e Fax News duke thënë se do kanë fëmijë të sëmurë në makina dhe askush nuk po i jep drejtim situatës.
Në vendngjarje mbërriti edhe ministrja Olta Xhacka, e shoqëruar nga Haki Cako. Xhacka u shpreh se ka zhvilluar bisedime me palën greke për situatën kaotike të shkaktuar nga tamponi i Covidit, gjë që ka sjellë radhë kilometrike të makinave. Para mediave, Xhacka tha se vijojnë bisedimet që të bien dakord për shtyrjen e orarit të punës përtej orës 10 të darkës, ndërkohë që theksoi se nuk e ka një përgjigje se kur mund të shkurtohet radha. (A.M/Faxweb.al)