Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Nuk ndaloj askënd të betohet as te noterja as te parukierja”, Presidenca reagon për betimin e Arta Vorpsit

Arta Vorpsi, pas votimit në Parlament ka ndërmarrë një hap të paprecedentë në historinë e sistemit të drejtësisë në Shqipëri, duke u betuar jo tek Presidenti por tek një zyrë noteriale, që kështu të marrë mandatin e anëtares së Gjykatës Kushtetuese.

Për këtë ka reaguar edhe Presidenca përmes zëdhënësit të Ilir Metës, Tedi Blushi i cili me anë të një shënimi në rrjetet sociale, shprehet se Presidenti nuk ndalon askënd të betohet as tek noterja, as tek parukierja.

“Të dashur gazetarë,
Lidhur me pyetjet tuaja për një lajm qesharak që qarkullon në media, dua t’ju sqaroj se:
Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta nuk ndalon askënd të betohet as tek noterja, as tek parukierja.
Presidenti Meta është betuar me dorë mbi Kushtetutë dhe për të Shqipëria dhe shqiptarët janë të parët.🇦🇱”, shkruan Blushi.

Në një interpretim në kushtet e të pabesueshmes, Arta Vorpsi e emëruara e KED për Gjykatën Kushtetuese, e ka bërë betimin e saj në ‘kushte shtëpie’ pranë noteres Miranda Xhemalçe, duke shmangur betimin pranë presidentit Meta.

Vorpsi ka njoftuar për betimin institucionin e presidencës, KED-në dhe Gjykatën Kushtetuese, ndërsa thotë se gjatë kryerjes së detyrës nga ana e saj do të respektojë vetëm Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë (lexo këtu).

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *