BotaFlashTe FunditTe Gjitha

Nuk ndalen zjarret në Athinë, rrezikohen dhe qendrat e banuara

Zjarrfikësit grekë të hënën vunë në kontroll një zjarr të madh në pyje që kërcënonte edhe shtëpitë në periferinë e Athinës. Të paktën dy shtëpi u dogjën por nuk pati raportime për të lënduar pasi policia evakuoi shpejt zonën dhe bllokoi rrugët.

Autoriteti i mbrojtjes civile tha se zjarri nisi rreth orës tre të mëngjesit në periferinë lindore Peania, në një zonë kodrinore të mbushur me pisha.

Më shumë se 130 zjarrfikës u dislokuan në vendngjarje për të ndaluar përhapjen e flakëve në zonat e banuara përreth. Edhe avionët zjarrfikës nga qielli ndihmuan në operacion.

Greqia është prekur nga një numër vatrash zjarri që nga fundjave kur erërat e forta dhe temperaturat rreth 40 gradë celcius ndihmuan në përshkallëzimin e situatës.

Të dielën, një zjarr në ishullin Elafonisos në rajonin e Peloponezit u vu nën kontroll pas dy ditësh përpjekje. Vlerësohet se është djegur thuajse çereku i ishullit ç’ka edhe ka detyruar autoritetet të evakuojnë një kamping dhe një hotel.

Dy zjarre të tjera u shuan të shtunën në maratonë, afër Matit, resortit bregdetar ku vitin e kaluar humbën jetën 102 persona, në katastrofën më të rëndë si pasojë e zjarreve të regjistruar në Greqi.

Shërbimet e emergjencave janë në gadishmëri të lartë që nga e premtja, pasi ekspertët nënvizuan se kjo ishte hera e parë që nga 2012 që në vend shihej një kombinim i kushteve kaq të rrezikshme, temperaturë e lartë, erë e fortë dhe lagështi e ulët.

 

 

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *