Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Nuk na kishte shkuar mendja/ Deputeti i njohur paska shërbyer si polic (FOTO)

Deputeti Adriatik Alimadhi ka rrëfyer diçka që mbase pak prej nesh e dinin që ka të bëjë me të shkuarën e tij ndërsa ka zgjEdhur pikërisht 107 vjetorin e krijimit të Policisë së Shtetit, për ta ndarë me ndjekësit e tij në rrjEtet sociale.

Ai ka publikuar një foto në kohën që ka shërbyer si efektiv policie, ndërsa shkruan përkrah saj se ndjehet nostalgjik pavarësisht se tanimë mban një funksion akoma më të lartë, atë të deputetit.

“Nostalgji!
Me rastin e ditës së krijimit të policisë së shtetit Shqiptarë, pjesë e këtij shërbimi të rëndësishëm për të siguruar rendin dhe qetësinë shqiptarëve, në vite shumë të vështira, kisha kënaqësinë ti shërbeja vendit tim, me përkushtim, vendosmëri dhe ndershmëri disa vite me radhë.
Në këtë ditë të rëndësishme për të gjithë punonjësit që shërbejnë çdo sekondë, çdo minutë, çdo orë, ditë dhe vite me radhë respektë të veçantë për secilin nga ju dhe ju shprehë mirënjohjen time të thellë.
Urime ditën tuaj të themelimit, të Policisë së Shtetit Shqiptarë.”, shkruan Alimadhi përkrah fotos.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *