Një ngjarje e rëndë tronditi ditën e djeshme fshatin ‘Ngracan’ të Mallakastrës . Shtetasi Batjan Celaj , 63 vjec, i dha fund jetës duke pirë fotoksinë. Ngjarja u raportua nga policia ditën e sotme ku bëhet me dije se për rastin janë referuar materialet në Prokurori për vlerësim.
Batjan Celaj, është babai i Indrit Celajt , tekniku i kondicionierëve , i cili u vra nga vellezerit Griseldo dhe Albano Kusi ne 22 gusht te vitit 2019 në Tirane pas një konflikti për rrjedhjen e ujit nga tubi i kondicionierit.
26- vjeçari kishte shkuar te biznesi i Bujar Kusit , babait të dy vellezërve Albano dhe Griseldo për instalimin e rrjetit të kondicionimit. Pas konfliktit Griseldo Kusi e qëlloi Celajn me plumb në kokë duke i shkaktuar vdekjen.
Pavarësisht se u munduan të manipulojne ngjarjen e rëndë Gjykata e Tiranes vendosi t’i denojë dy vellezerit përkatesisht me 12 vite burg Griseldon dhe me dy vite Albano Kusin.
“Kjo që me ndodhi mua , mos i ndodhtë asnjerit . Kjo është fatkeqësi e madhe në Shqipëri . Të nisesh në pune dhe të kthehesh i vdekur. E kam marrë vesh nga gazetat. Cuni është vrare në oren 10 paradite dhe unë e mora vesh në orën 7 në darkë se i kishin marrë edhe dokumentet. Asnjë konflikt nuk ka pasur djali , ka qenë i kulturuar dhe i sjellshem , nuk gjen djalë si ai, nuk dinte të ofendonte, ishte i matur. Ma moren djalin në moshe të re”– u shpreh asokohe Batjan Celaj në lidhje me vrasjen e të birit , dhimbje që nuk mundi ta tejkalonte duke i dhënë fund jetës me fotoksinë.