Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Nuk mund të përballonte zhgënjimin e prindërve, 30-vjeçarja var veten në shtëpinë e burrit (Foto)

Mary Ann Dust, 30 vjeç, u akuza për drejtimin e automjetit në gjëndje të dehur, në këtë mënyrë ajo vendosi të vetvritet, pasi nuk e përballonte dot zhgënjimin e prindërve të saj, shkruan Daily Mail.

Ajo vendosi ta mbajë të fshehtë që ishte arrestuar dhe paraqitur në gjykatë, duke marr vendimin ekstrem, vetëvrasjen.

Autoritetet vendase thonë se 30-vjeçarja u gjet e varur nga partneri në shtëpinë e tyre në Windermere.

Nëna e saj e pikëlluar, Sue Dust, tha për Gjykatën e Kendal Coroners se bashkëshorti i vajzës dhe babai i saj ishin kundër drejtimit të automjeteve në gjendje të dehur.

Bashkëshorti i të ndjerës i tha vjehrrës me zemërim se një nga problemet e vajzës së saj, ishte se ajo nuk shprehej duke i mbajtur të gjitha gjërat për vete.

Për Mary Ann u tha se ka vuajtur më parë nga depresioni, të cilin e ‘menaxhonte’ me kanabis dhe alkool.

Ndaj ajo mendoi të mbronte prindërit e saj nga çdo shqetësim, duke u vetvrarë.

(E.V/Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *