Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Nuk mori mandat në Vlorë, reagon Luan Rama: Ata që i patëm kundër nuk ishin pak, ky është mesazhi i lotëve dhe dashurisë së Monës…

Luan Rama ka thyer heshtjen pasi dështoi që të zgjidhej deputet në qarkun e Vlorës, ndoshta me rezultatin më të keq që prej themelimit të LSI-së. Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se në këtë qark LSI-së iu desh që të ngrihej nga e para, dhe përballë kanë pasur shumë kundërshtarë.

Postimi i plotë i Ramës:

Unë e dua Vlorën:

KOHË PËR REFLEKTIM…

Ç’punë është bërë!

Gjithçka e nisur nga fillimi.

Ditë pas dite e zemër më zemër u bëmë shumë. Dhe me sa shumë njerëz të mrekullueshëm pata fatin të punoj në Vlorë e gjithkund tjetër, nga Mifoli deri në Konispol. Ata ishin energji dhe frymëzim, ishin mirësi, guxim dhe pozitivitet. Të përkushtuar dhe silidarë.

Edhe pse rezultati i zgjedhjeve nuk është ai që prisnim dhe për të cilin punuam, ata të gjithë janë të njejtët edhe mes lotëve të zhgënjimit, edhe mes mirësisë së dashurisë së tyre. Asnje peng që kandidova në Vlorë.

Asnjë mëdyshje për zgjedhjen për të qëndruar bashkë kundër të gjithëve që i patëm kundër, anipse ata kundër nuk ishin pak e çfarë nuk bënë të na përçanin, çfarë nuk sajuan e çfarë nuk derdhën rrugëve të Vlorës duke shpifur e trilluar ligësisht, duke ndërsyer natën e ditën gjithëfarë hijenash e çakejsh që nuk kanë instikt tjetër përveç të përdoren.

Sot qytetarët e Vlorës janë me mua, janë me të gjithë ne qëndrestarët e LSI-së. Respekti dhe admirimi i tyre janë vota më e vlefshme, e prej detyrimit të mirënjohjes unë jam e do të jem në Vlorë. Eshtë koha për reflektim, është koha për t’u ringritur.

Ky është mesazhi i lotëve dhe dashurisë së Monës, Junës, Anjezës, Inesit, Refit, Nikut, Edit, Morandit, Taulantit, të Filipit – Gavroshit tim të pa lodhur, Orionit të kudogjendur, Sonit të papërtuar, Vinit gjithmonë racional, Gjolekës përherë të matur e të vyer, Olsit të rajonit 4 që nuk dinte kurrë të pushonte…

Eshtë mesazhi i të gjithëve që zjarrin e ndezur të mos e lemë të shuhet! Vlora e meriton gjithë dashurinë dhe mirënjohjen, dhe unë e të gjithë ne qëndrestarët e LSI-së, ia kemi detyrim.

(E.K/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.