Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Nuk merrem me Ilir Metën, por me KÇK-në”, Rama: Nuk do të presim vettingun, jemi 100% me rekomandimet

Edi Rama tha gjatë fjalës së tij në Kuvend se nuk merret me Ilir Metën, por me organizatën kriminale, “Kap ça T’Kapësh” (KÇK), ndërsa si referencë merr përkushtimin sipas tij të qeverisë për implementimin e reformës në drejtësi.

Rama deklaroi se Ilir Meta ka një përplasje të vjetër me drejtësinë, ndërsa emërimi I Arta Vorpsi është sipas tij përmbushje e vakancës pas vonesës së Presidentit duke tejkaluar afatet kushtetuese dhe thekson se reforma në drejtësi përfshirë emërimet janë conform 100% me parnerët dhe rekomandimet e tyre.

“Nuk merrem më me Ilir Metën por me drejtësinë, drejtësinë e cila ende kërkon shumë vullnet, shumë durim dhe përpjekje nga ana jonë. Për të gjithë ata që e ndjekin këtë përplasje të vjetër mes Ilir Metës dhe drejtësisë, ajo që bëmë duke zgjedhur dy anëtaret e reja te GJK dhe vullneti për të zgjedhur anëtaren tjetër për të zgjedhur anëtaren e tretë pas vonesave në afate të Presidentit të Republikës, ne jemi 100% në përshtatje me rekomandimet e partnerëve”, tha Rama, raporton Faxweb.al.

Rama kishte edhe një pyetje pë rata që sipas tij nuk e dinë se çfarë po ndodh ndërsa u përgjigj po vetë:

“Për të gjithë ata që duan të dinë atë që po ndodh, kam një pyetje. A është e mundur që SHBA dhe BE të jenë vënë në dispozicion të një projektit tjetër përveç largimit të drejtësisë nga duart e politikës? Për çdo arsye përgjigja është e thjeshtë, kjo është e pamundur. Unë ndjehem në vështirësi jo në raport me eposodin që  është pjesë e raporteve me këtë reformë, por me njerëzit dhe pritshmëritë e tyre me drejtësinë që është në ardhje por jo e prekshme sepse nuk është aty për ta. Sot ajo që duhet të ishte drejtësi është rëndomtë padrejtësi si rezultat i një numri të konsiderueshëm të një organizate kriminale, KÇK. Beteja jonë sot nuk  është me Ilir Metën, beteja jonë sot është me KÇK.

Miratimi i kësaj rezolute është shumë herë më i thjeshtë dhe shumë e qartë, ne bëjmë detyrën tonë ndaj këtij institucioni dhe shqiptarëve. Në raport me detyrën për të vepruar një orë e më parë kundër KÇK për të nxjerr në pah përmasën e llumit në një shtup që e pengon rrjedhën e lirë të ujërave drejt konsolidimit të sistemit të drejtësisë. Ky është një tjetër motiv për ne, që të shpejtojmë, dhe përshkallëzimin e luftës ndaj KÇK të mos e lëmë vetëm në radhët e pritjes së vettingut, por ta nisimi e përshpejtojmë në luftën kundër krimit të organizuar. Ata që kanë marrë dënime për krime të rënda më shumë se sa një vrasje, ata që janë akuzuar për krime të organizuara të kësaj natyre, dhe që nuk janë dënuar nga këta prokuror pazaresh që vendosnin për ata që kanë pasur ofertën më të mirë, dhe ata që janë akuzuar për krime jashtë vendit, do të kthehen njërehrë e më parë në shënjestrën tonë, dhe nuk munden që ata ti gëzojnë pasuritë e tyre, që do të jetë thelbi i pakthim që do të nis një orë e më pare”, tha Rama.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *