AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Nuk më lejohet, të lutem mos xhiro”, PD nxjerr video e “dhunës” së Bashës ndaj recepsionistes

Pas padisë në polici për dhunë nga ana e bashkisë Tiranë për kreun e PD-së Lulzim Basha, ndaj recepsionistes së Godinës nr. 4 në Qytet Studenti, ka reaguar zëdhënësja e e PD-së Ina Zhupa.

Zhupa ka publikuar një video ku Basha shihet në dhomat e konvikteve në Qytet Studenti, ku recepsionistja i kërkon që të dalë nga dhomat pasi nuk lejohet të qendrojë aty.

Basha i është përgjigjur qetësisht kërkesës së recpesionistes, ndërkohë që i thotë se do të zbresë shumë shpejt.

Nga ana tjetër zëdhënesja e PD-së Ina Zhupa ka theksuar se në asnjë vend të botës së lirë kryetari i opozites nuk pengohet të vizitoje një ambjent publik apo të takojë student.

“Kjo mund te ndodhe ne Korene e Veriut. Ose ne Tiranen e Erion Velise. Ku thjesht nje vizite i tremb per vdekje se mos çjerr fasaden qe percjell propaganda. Edi Rama, Erion Veliaj dhe gjjthe te tjeret te jene te sigurt se Lulzim Basha do te vijoje te takoje qytetare cdo dite.”- shton Zhupa.

Postimi i plotë

“Atehere kur mendon se ka prekur limitet e qesharakes Erion Veliaj befason serish. Kete here, pertej fasades qe percjell ne videot dhe fotot e propagandes se tij, ndihet i frikesuar nga vizita qe kryetari i PD i ben disa te rinjve ne dhomen e tyre ne konvikt. Ate qe s’e ka bere dot Ramiz Alia ne grahmat e komunizmit ne qytetin Studenti, mundohet ta realizoje pinjolli i rilindjes ne krye te bashkise moniste. Ne asnje vend te botes se lire kryetari i opozites nuk pengohet te vizitoje nje ambjent publik apo te takoje studente. Kjo mund te ndodhe ne Korene e Veriut. Ose ne Tiranen e Erion Velise. Ku thjesht nje vizite i tremb per vdekje se mos çjerr fasaden qe percjell propaganda. Edi Rama, Erion Veliaj dhe gjjthe te tjeret te jene te sigurt se Lulzim Basha do te vijoje te takoje qytetare cdo dite. Askush nuk mund ta ndaloje misionin e opozites. Te tregoje te verteten qe propaganda e stisur dhe e blere shtrenjte nga oligarket e qeverise perpiqet t’u servire shqiptareve.”- shkruan Zhupa.

Fjalët Kyce

A ju duket i drejtë vendimi i qeverisë Rama për të kufizuar dhe lëvizjen e këmbësorëve si masë për të parandaluar përhapjen e COVID 19?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *