Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëRajoniTe FunditTe Gjitha

Nuk lejoj që emri im të mbajë peng PSP-në, dorëhiqet kryeprokurorja

Drejtuesja e Pokurorisë Speciale të Maqedonisë së Veriut, Katica Janeva ka dhënë dorëheqjen e parinuvueshmeme sqarimin se shkak ka qenë bllokimi i bisedimeve mes pushtetit dhe opozitës rreth fatit të PSP-së.

“Me muaj i ndjek kronikat e mediave për bisedimet e grupeve të punës të partive politike për ardhmërinë e PSP-së. Shfrytëzojë rastin ta informoj opinionin se nuk do lejoj që emri im të përdoret për alibinë e dikujt me çka peng do të mbahet fati i PSP-së dhe integrimet evropiane të vendit tim”- deklaroi  Katica Janeva.

Janeva deponoi dorëheqjen e cila do të aktivizohet në momentin kur partitë do të pajtohen për Ligjin për Prokurori Publike dhe të emërojnë pasardhësin e saj. Ajo e falënderoi ekipin e saj dhe tha se të gjithë duhet të jenë krenarë që PSP-ja u shndërrua në simbol të luftës pa kompromis kundër formave më të larta të kriminalitetit.

“Shfrytëzoj rastin t’i falënderoj të gjithë qytetarët dhe mediat që me besimin dhe mbështetjen që e japin janë erë në shpinë për punën me përgjegjësi që e bëjmë. Isha dhe do mbetem e gatshme të luftoj për të nesërme më të mirë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut”– theksoi Katica Janeva.

Katica Janeva u emërua në pozitën e Prokurores speciale më 15 shtator të vitit 2015. Njëzëri u mbështet në Kuvend nga të gjitha partitë dhe shpejtë e u zgjodh edhe në Këshillin e prokurorëve. PSP u formua pas bisedimeve të gjata mes partive dhe është produkt i marrëveshjes së Përzhinos mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së. Qëllimi kryesor i formimit të PSP-së ishte të zbulojë kush ka përgjuar në mënyrë të paligjshme për thuajse një dekadë të tërë, por edhe t’i zbulojë të gjitha indikacionet për kriminalitet në të ashtuquajturat bomba që i publikoi opozita e atëhershme, LSDM/ Burimi: Alsat.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *