Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Nuk konsideroi 8 të vrarët e masakrës së Selenicës, ja sqarimi që jep Ministria e Brendshme

Ditën e djeshme ministria e Brendshme, teksa i përgjigjej akuzave të kreut të PD-së Lulzim Basha për rritjen e kriminalitetit në vend, publikoi një grafik krahasues për vrasjet e ndodhura në qytetin e Vlorës për përiudhën Janar-Shtator 2018.

Por ajo çfarë bënte përshtypje është se ministria thotë se për periudhën Janar-Shtator në qarkun e Vlorës janë vrarë 6 persona. Ndërkohë që vetëm në masakrën e Selenicës më 10 gusht u vranë 8 persona, ku Ritvan Zykaj ekzekutoi kushërinjtë e tij.

Kjo nxiti mjaft komente në statusin e publikuar nga ministria, saqë kjo e fundit ka sqaruar qyetarët për grafikun e publikuar.

“Përshëndetje, një sqarim të shkurtër: Statistikat krahasuese përfshijnë vepren penale ‘vrajse me dashje’ dhe jo numrin e viktimave në ngjarje. Ju faleminderit!”- shkruan ministria.

Ashtu si kryeministrit Rama edhe Ministrisë së Brendshme të Xhafajt duket se tragjedia e Selenicës që tronditi Shqipërinë, u prish atyre shifrat, dhe për këtë kanë zgjedhur t’i përjashtojnë nga llogaritja, duke e justifikuar vetëm si një vrasje dhe jo sa persona mbetën të vrarë.

(M.Q/Faxweb)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *