Kryeministri Edi Rama postoi në “Facebook” pak ditë më parë një video ku shfaqej te berberi, një video që u bë pafund virale në rrjetet sociale. Por kush është berberi që ai besoi look-un dhe pati një dialog të shkurtër?
Ai është Aleksandër Hodaj, 17 vjeç, i njohur ndryshe edhe si berber Sandri. Hodaj merr përsipër me kioskën e tij të vogël t’i përgjigjet tërë Dhërmisë, pasi është e vetmja berberanë në të. I pyetur nga gazetarja e ABC Neës se prej sa vitesh e ushtron profesionin e tij, Hodaj tha: Prej rreth 3 vitesh kam që e ushtroj, jam edhe në gjimnaz në shkollë, merrem më shumë gjatë verës.
Ai u shpreh për gazetaren se me kryeministrin bisedoi rreth shkollës, moshës, dhe se ai e kishte përgëzuar për faktin që punonte në një moshë të vogël. I pyetur për shumën që kishte ofruar kryeministri për shërbimin, Hodaj preferoi të mos e komentonte. Megjithatë, ai tha se bakshishi që i kishte lënë mund të kishte qenë edhe më i majmë.
17-vjeçari tregoi për gazetaren se Rama i kishte thënë se me hedhjen e videos në “Facebook” do t’i bënte reklamë.
Biseda e plotë
Gazetarja: Si e ke emrin dhe sa vjeç je?
Berber Sandri: Aleksandër Hodaj.
Gazetarja: Aleksandër Hodaj, ose ndryshe berber Sandri që në këtë kioskë të vogël ju zgjidh punë gjysmës së Drimadhes, sepse nuk ka berberanë tjetër.
Berber Sandri: Është e vetmja berberanë këtu në Dhërmi, është viti i tetë që punoj me gjithë babain.
Gazetarja: Prej sa vitesh i dedikohesh këtij profesioni?
Berber Sandri: Prej rreth 3 vitesh kam që e ushtroj, jam edhe në gjimnaz në shkollë, merrem më shumë gjatë verës.
Gazetarja: Ti duke qethur kryeministrin, çfarë po thonit?
Berber Sandri: Po bisedonim për shkollën, sa vjeç jam, ku banoj, për dyqanin, për punën, sa vite kemi këtu. Më përgëzoi që jam edhe i vogël, edhe punoj.
Gazetarja: A të pyeti a ke ndonjë gocë?
Berber Sandri: Vetëm biseda të zakonshme, shakara.
Gazetarja: Çfarë shakash bënte kryeministri me ty, jam kurioze?
Berber Sandri: Më shumë për punën e moshës që jam i vogël dhe punoj.
Gazetarja: Erdhi papritur, apo e prenotoi më parë?
Berber Sandri: Papritur, ishte shumë i thjeshtë, përshëndeti njërëzit që ishin përjashta si një klient normal.
Gazetarja: Ti si u ndjeve në ato momente?
Berber Sandri: Isha pak i emocionuar.
Gazetarja: T’u dridh pak dora kur po e qethje?
Berber Sandri: Jo, atë jo.
Gazetarja: Çfarë kërkesash kishte Kryeministri për lukun e tij?
Berber Sandri: Ishtë shumë i thjeshtë, nuk kishte luk të veçantë.
Gazetarja: Si quhej luku i tij?
Berber Sandri: Nuk ka emër se e ka flokun e shkurtër.
Gazetarja: Sa kohë u more me të?
Berber Sandri: Rreth 15-20 minuta.
Gazetarja: Dhe në fund i kënaqur?
Berber Sandri: Po u kënaq.
Gazetarja: Sa pagoi?
Berber Sandri: Nuk tregohet ajo.
Gazetarja: Po sa e keni ju?
Berber Sandri: Nuk thuhet.
Babai: Nuk thuhet
Gazetarja: Po kupon i dhatë?
Berber Sandri: Nuk kërkoi kupon.
Gazetarja: Po bakshish a la?
Berber Sandri: Po normalisht që la.
Gazetarja: E la të majmë, bakshish kryeministror?
Babai: Jo dhe shumë të majmë.
Gazetarja: Prisnit më shumë nga kryeministri?
Babai: Mirë, mirë.
Gazetarja: Të mori leje Rama para se ta postonte videon?
Berber Sandri: Jo, më tha që do të bëjmë reklamë.
Gazetarja: Ty të kanë shkruar pas videos?
Berber Sandri: Po shumë, shumë
Gazetarja: Çfarë të shkruajnë njerëzit?
Berber Sandri: Përgëzojnë, bëjnë dhe shaka
Gazetarja: Pas këtij mediatizimi keni në plan që ta ristrukturoni këtë vit apo vitin tjetër?
Babai: Mendojmë të bëjmë një dyqan të madh në Himarë, beharin prapë do jemi këtu.
Gazetarja: Të preferojnë ty më shumë apo babin?
Berber Sandri: Më së shumtui mua, çunat e rinj.
Gazetarja-babait: Po kryeministri pse nuk erdhi që ta qethje ti?
Babai: Nuk donte kryeministri.
Gazetarja: Vipa të tjerë gjatë verës keni pasur?
Berber Sandri: Kemi edhe Gaz Pajën, aktorin që është i përvitshëm dhe Salsano Rrapin.