Ndërkohë që thuajse i gjithë vendi është paralizuar nga protestat, ku protestat më të zjarrta po zhvillohen në kryeqytet nga studentët, të cilët kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre dhe në shenjë protest pas përfundimit të ultimatumit ndaj Kryeministrit Rama, kanë bllokuar qarkllimin tek “Zogu i Zi”.
Nga ana tjetër edhe qytetarët e Shkodrës kanë bllokuar rrugët hyrëse për në qytet. Kësaj protesti i është bashkuar edhe Paulo Kacerja, kryetari i Sindikatës së Shëndetësisë, i cili është shprehur ndër të tjera se nuk do të shkojë në Gjermani, por do të qëndrojnë në Shqipëri.
“Nuk ke me mujt me mba me ikë, kam me dekë ktu.”, tha ndër të tjera kryetari i Sindikatës së Shëndetësisë.
Në fjalën e tij ai u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin në protestë për të drejtat e tare.
“Ju lutem qtetarëve të Shkodrës të dalin të protestojnë për të drejtat e tyre, për rritjen e pagave, përmirësimin e kushteve të punës. Për përmirësinë e cilësisë së Arsimit në vend, pasi fëmijët e qeveritarëve shkojnë e shkollohen me taksat tona”, – tha Kacerja.
Më tej ai u shpreh: “U bëj thirrje qytetarëve të dalin të protestojnë t’i përzënë këta pushta komunista që po qeverisin vendin. Nuk mund ta qeverisin vendin tonë këlyshët e atyre që morën nëpër këmbë të parët tonë. Eliminuan të gjithë trurin e Shkodrës, eliminuan trurin e Shqipërisë dhe sot po na poshtërojnë edhe fëmijët tanë nëpër universitete e gjithkund në vendet e punës ku punojnë”.
Për më shumë shihni videon e mëposhtme:
(B.B/ Faxweb.al)