Një tjetër makinë është shkrumbuar nga flakët në qytetin e Vlorës. Mjeti tip “Foristradë” në pronësi të shtetasit R.M., është përfshirë nga flakët rreth orës 04:00, pranë gjykatës së Vlorës.
Sipas burimeve paraprake dyshohet se makina është djegur qëllimisht, por blutë e Vlorës shprehet se ekziston edhe mundësia që zjarri të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.
Policia ndodhet në vendngjarje ku po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.