Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Nuk kanë të ndalur gafat/ Mijera banorë pa çati mbi kokë, habit zv.ministrja: Nuk ka asgjë të jashtëzakonshme në Durrës

Termeti i datës 26 nëntor që tronditi kryesisht qytetin e Durrësit, Krujës, Tiranës la pas 51 viktima, ndërkohë që shumë banorë mbetën në qiell të hapur.

Tashmë mijera banorë janë zhvendosur nëpër çadra dhe hotele, pasi banesat e tyre janë të rrezikshme për të banuar ose janë shpallur të pabanueshme.

Mirëpo zyrtarët e lartë socialistë, akoma pa akomoduar të gjithë banorët që nuk kanë një çati në kokë, po përpiqen që ta shesin situatën në Durrës si normale.

Pas ish-kryebashkiakes Valbona Sako, e cila u shpreh se duhet të jemi të kënaqur me 51 viktima, edhe për zëvendës ministren e Mjedisit Ornela Çuçi, situata është normale.

Ajo u intervistua nga Top Channel në lidhje me zbukurimet që po vendosen në Durrës.

“A është momenti i duhur për të vendosur zbukurimet pas kësaj tragjedie,” e pyeti gazetari, kurse Çuçi tha se në Durrës nuk ka asgjë të jashtëzakonshme.

“Nuk ka një moment të duhur ose jo të duhur. Ky është momenti, kjo është dita kur të gjithë qytetet në botë dekorojnë qytetet e tyre për shkak të festave. E tillë është situata edhe në Durrës, nuk ka asgjë të jashtëzakonshme,” tha ajo.

(M.Q/Faxweb.al)

 

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close