Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKosovaTe FunditTe Gjitha

Nuk kanë të ndaluar shifrat e larta në Kosovë/ 15 të vdèkur dhe 226 të infèktuar me korònavirus gjatë 24 orëve të fundit

Shifrat e larta nga korònavirusi në Kosovë duket se nuk po ndalen pasi kanë ndërruar jetë 15 persona dhe janë infèktuar 226 të tjerë gjatë 24 orëve të fundit.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 459 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 226 raste pozitive.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 82 raste, komuna Podujevë 26 raste, komuna Fushë Kosovë 18 raste, komuna Mitrovicë 15 raste, komuna Pejë 13 raste, komuna Gjakovë 12 raste, komuna Gjilan 9 raste, komuna Klinë 7 raste, komuna Viti 7 raste, komuna Vushtrri 7 raste, komuna Lipjan 6 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Kaçanik, Prizren, Shtime, Shtërpce dhe Suharekë.

Numri total i rasteve pozitive është 8.330 raste nga 36.509 persona të dyshimtë në vírusin SARS-CoV-2, me gjithsej 227 raste të vdèkjes të cilët kanë pasur sèmundje të tjera shoqëruese. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 115 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4.578 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.525.

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *