Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Nuk kanë marrë ende pagën e lùftës, 70 gra i zënë derën Drejtorisë së Tatimeve, punonjësit hyjnë nga mbrapa

Në një kohë kur gjendja duket se po kthehet drejt normalitetit në vend, masivisht kanë nisur protestat për mosmarrjen e pagave të lùftës, që u premtuan nga ana e qeverisë. Gjatë mëngjesit të sotëm 70 gra, punonjëse të një fasonerie i zunë derën Drejtorisë së Tatimeve në Durrës duke protestuar për mosmarrjen e pagës së lùftës.

Ato thanë se nuk do të lejojnë futjen e asnjë zyrtari brenda pa u zgjidhur më parë problemi i tyre, dhe se kanë ditë të tëra që presin. Në këtë mënyrë, punonjësit e administratës së tatim-taksave janë detyruar të  hyjnë nga dera e pasme, ndërkohë që protesta po monitorohet nga p.olicia.

Nuk dihet ende nëse do të ketë negociata mes tyre, dhe drejtorisë së Tatimeve, pasi shpeshherë shkak për mosmarrjen e pagave bëhen vetë pronarët e bizneseve, të cilët nuk kanë aplikuar në emër të punëtorëve të tyre.

”Kemi ardhur këtu sepse nuk na është njohur paga e luftës, ndërkohë janë bërë diferencime në dhënien e pagës së luftës. Ne nuk kemi si mbajmë familjet, pronarët janë përpjekur të na vijnë në ndihmë qoftë me pagesat dhe siguracionet, qoftë me punën, por shteti na nxjerr probleme dhe bën diferencime. Çdo dokument është i rregullt, pse të mos përfitojmë pagën e luftës”, shprehen ato.

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *