Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Nuk kanë besim te Rama?! Fundjava Ndyshe nuk i bashkon paratë e tërmetit me qeverinë

Drejtuesi i fondacionit Fundjavë Ndryshe Arbër Hajdari, i cili është angazhuar në mbledhjen e ndihmave pas tërmetit, ka vendosur së bashku me bordin drejtues të kësaj organizate, që paratë e mbledhura të mos i jepen qeverisë.

Hajdari shkruan se fondet e Fundjavë Ndryshe nuk do të unifikohen me Komunitetin e Ndërtimit, dhe se ata do të konsultohen me ekspertë për të nisur rindërtimet. Ky qendrim pritet të ndiqet dhe nga Elvis Naçi, dhe organizatat e tjera joqeveritare.

Njoftimi i Hajdarit:

Sot zhvilluam mbledhjen e Bordit Drejtues të Fundjavë Ndryshe. Së bashku me Florjan Binaj, Flori Karaj, Agim Baci, Saimir Kristo dhe me video call Emina Cunmulaj, Ermal Mamaqi diskutuam disa çështje rreth ecurisë së aktivitetit tonë.

Në lidhje me fondin e tërmetit, të unifikuar vendosëm të mos bashkohen fondet me Komitetin e Rindërtimit, por të kordinohemi.

Pjesë e këtij programi do të jenë dhe ekspertë vlerësues të lincensuar, për llogari të Fundjavë Ndryshe!

Faleminderit të gjithë bamirësve për mbështetjen dhe besimin që kanë tek nisma Fundjavë Ndryshe! #fundjavendryshe

(E.K/Faxweb.al)

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *