Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka folur pas përfundimit të seancës prej 6 orësh në Apel duke theksuar se i mbetet gjithçka vendimit të gjykatës që do të jepet më 24 qershor. Në fjalën e tij para mediave e la të hapur rikthimin në politikë duke thënë se nuk është larguar asnjëherë, por dorëzoi mandatin për tu përballur me drejtësinë.
“Ne folëm, besoj kjo ishte e fundit. Tani do të flasë gjykata. Kursejani dhe njerëzve gjithë historinë komike të këtij gjyqi tim se është bërë qesharake përtej çdo niveli. Se besoj që ka njeri terezi të dëgjojë këtë gjë. Unë nuk kam folur shumë gjatë gjatë kohë që kam qenë i akuzuar dhe në gjyq për të respektuar drejtësinë.
E kam bërë dhe në respektinë dhe mënyrën si e konceptoj raportin me drejtësinë. Jam i vetmi që kam dhënë mandatin e deputetit për tu përballur me drejtësinë si qytetar. Mund të më shihnit edhe çdo të enjte në parlament të bëja ndonjë rrëmujë e të vija këtu siç kanë bërë të tjerët para meje.
Nuk ka rëndësi nëse drejtësia do të më vijë nga gjykata, rëndësi ka që para çdo njeriu, çdo qytetari, fëmijëve të mi, jam super i bindur që kam bërë në çdo hap të punës sime gjënë e duhur, jo për akuzën e prokurorisë por edhe për atë që më ngjiti gjykata, shpërdorimin e detyrës. Të jeni të bindur që kam bërë punën më mirë se ata që kanë qenë dhe këta që janë.”
Saimir Tahiri ákuzohet për veprat pènale “Tráfikimi i nárkotikëve” kryer në bashkëpunim, në formë të posaçme të grupit të strukturuar kríminal dhe “Korrùpsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë’’, për personat në hetim Moisi Habilaj, Florian Habilaj, Artan Habilaj etj.(A.M/Faxweb.al)
Discussion about this post