AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

“Nuk kam besim te kryeministri”, jep dorëheqjen e parevokueshme ministrja

Një ministre e lartë e partisë Konservatore në pushtet në Britani ka dhënë dorëheqjen pasi nuk mendon se kryeministri është serioz për arritjen e një marrëveshje përpara Brexit-it.

Ministrja e Punës dhe Pensionit Amber Rudd tha se kryeministri Boris Johnson nuk po punon për të siguruar një marrëveshje për tërheqjen nga BE-ja, sipas VOA.

“Nuk ka prova të një marrëveshje”, tha zonja Rudd. “Nuk ka negociata të tjera zyrtare që po ndodhin”.

Ministrja Rudd thotë në letrën e saj të dorëheqjes: “Iu bashkova kabinetit tuaj me vullnet të mirë: duke pranuar se alternativa e daljes ‘pa marrëveshje’ duhet të ishte në tryezë si një mjet për të patur një mundësi më të mirë për të arritur një marrëveshje të re për t’u larguar më 31 tetor”.

Por “qeveria po shpenzon shumë energji duke u përgatitur për t’u larguar ‘pa marrëveshje’ dhe nuk po shoh të njëjtin nivel intensiteti në bisedimet tona me Bashkimin Evropian”.

 

A ju duket i drejtë vendimi i qeverisë Rama për të kufizuar dhe lëvizjen e këmbësorëve si masë për të parandaluar përhapjen e COVID 19?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *