Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka marrë vendimin për gjykatësin, Fatmir Hoxha i cili nuk arriti të kalojë Vettingun. KPA vendosi shkarkimin e gjyqtarit Fatmir Hoxha, duke e larguar përfundimisht nga sistemi i drejtësisë.
Gjyqtari pas ankimimit të vendimit të KPK-së nga gjykatësi Fatmir Hoxha, sipas të cilës nuk justifikonte dot pasurinë që dispononte.
Kohë më parë, gjyqtari Hoxha u shkarkua nga KPK për shkak të problemeve me pasurinë, mirëpo ai iu drejtua Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për të kërkuar rrëzimin e vendimit të komisionit të vetingut dhe rikthimin në detyrë. Deri më tani asnjë gjykatës i shkarkuar nuk ka arritur të rrëzojë vendimin e KPK-së, përmes KPA-së.
Njoftimi i KPA-së
Trupa gjykuese e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, kryesuar nga Albana Shtylla, relatore Ina Rama dhe anëtarë Luan Daci, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, sot, më datë 25.09.2018, shqyrtoi në dhomë këshillimi, mbi bazë dokumentash, ankimin e subjektit të rivlerësimit Fatmir Hoxha, ndaj vendimit nr. 18, datë 10.05.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, në përfundim të gjykimit, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” vendosi me shumicw votash:
- Lënien në fuqi të vendimit nr. 18, datë 10.05.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Fatmir Hoxha.
- Ky vendim është i formës së prerë dhe ka efekt të menjëhershëm.
- U shpall sot në Tiranë, më datë 25.09.2018.
Kolegji i i Posaçëm i Apelimit, do të publikojë vendimin e plotë të arsyetuar brenda 30 ditëve nga shpallja e tij.
(J.D/Faxweb.al)