Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKosovaTe FunditTe Gjitha

Nuk ka takim mes Hotit dhe Vuçiçit, zbulohet tema që palët nuk pranojnë të diskutojnë

Bashkimi Evropian ka konfirmuar se nuk do të mbahet takimi i nivelit të lartë që ishte parashikuar midis kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit serb Alaksandër Vuçiç.

Ndërkohë pritet që takimi i radhës të ketë në fokus vetëm çështjet financiare për pronat dhe se nuk do të përfshihet në diskutim çështja e komunave jo-shumicës pasi alët nuk janë dakorduar.

“Takimi i radhës në kuadrin e dialogut Prishtinë- Baograd do mbahet në nivel ekspertësh mbi temën e kërkesës për çështjet financiare për pronat. Çështja e komunave jo-shumicë nuk do jetë në agjendë, pasi njëra palë nuk është dakord për këtë”, është shprehur Peter Stano,

Zëdhënësi i përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikën e jashtme dhe të sigurise, Josep Borrel i pyetur nëse anulimi i takimit që ishte parashikuar paraprakisht në nivel të lartë do të thotë një krizë në dialog,Peter Stano është përgjigjjur: Ne nuk kemi anoncuar zyrtarisht një takim në nivel të lartë në 28 shtator. Zhvillimi i dialogut në nivel ekspertesh tregon se nuk ka krizë, por dialogu ecën përpara.

Sakaq Peter Stano nuk ka anoncuar një datë të ardhshme mbi dialogun Prishtinë- Beograd.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *