Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Nuk ka surpriza, Xhafaj dhe të tjerët emërohen në krye të ministrive (MËSONI PËR KË U VOTUA MË SHUMË PRO)

Kuvendi ka votuar sot sot për emërimin dhe shkarkimin e katër ministrave. Në Kuvend kanë qenë të pranishëm gjithsej 76 deputetë. Pas debateve të gjata dhe përplasjes me Ramës dhe Blushit kanë kaluar në Kuvend dhe emërimet e ministrave.

Drejtimin e seancës së sotme e ka bërë Valentina Leskaj në mungesë të kryetarit Meta. Kanë qenë dy ministret e reja Xhaçka dhe Manastirlliu morën nga 79 vota, më shumë se kandidaturat e tjera. Po pas rivotimit për Xhaçkën Manastirlliu mbetet ministrja më e votuar. 

Shkarkimi i Tahirit mori 75 vota pro, emërimi i Fatmir Xhafajt mori 76 vota pro.

Për shkarkimin e Klosit u votua 70 vota pro dhe dy abstenime, ndërsa dekretimi i Olta Xhaçkës mori 79 vota pro. Ky votim u përsërit sërish dhe si shkarkimi i Klosit edhe emërimi i Xhaçkajt morën nga 76 vota. 

Për Ilir Beqajn u votua shkarkimi me 78 vota pro dhe emërimi i Ogerta Manastirlliut me 79 vota pro.

Për shkarkimin e Bledi Çuçit u votua me 78 vota pro ndërsa emërimi i Eduart Shalsit mori 76 vota pro. (E.K/SHUPLAKA)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.