EkonomiFlashTe FunditTe Gjitha

Nuk ka shpërblim për pensionistët, ministrja Denaj: Do të shohim çfarë tepron nga projektet e pafinalizuara

Ministria e Financave po analizon situatën buxhetore për të parë se sa para mund të teprojnë nga projektet që nuk po finalizohen në 2019, për ti riakoluar si shpërblim fund viti për pensionistët dhe familjet në nevojë.

Ministrja e financave, Anila Denaj tha deri në fillim të dhjetorit do të kemi një përgjigje.

Pothuajse çdo vit, qeveria ka dhënë nga 3 mijë deri në 5 mijë shpërblime fundviti për pensionistët dhe familjet në nevojë. Shuma totale që nevojitet është rreth 3 miliardë lekë ose 30 milionë dollarë.

Qeveria është në një situatë të shtrënguar financiare edhe për shkak të ngadalësimit të ndjeshëm të rritjes ekonomike në gjysmën e parë të vitit, shkruan Top Channel. Ndërkohë dhënia e shpërblimit të pensionistëve do të kërkojë një tjetër ndryshim në buxhetin e këtij viti.

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *