AktualitetFlashSportTe FunditTe Gjitha

Nuk ka paqe për Icardin, gazeta pariziene e kritikon edhe pas golit

Një gol që e priste më shumë se kurrë, për ta çliruar nga një gjendje psikologjike e vështirë. Mauro Icardi ka realizuar në Champions me fanellën e PSG, edhe pse me portën thuajse të boshatisur. Argjentinasi, megjithatë, sipas “Le Parisien”, ka zhvilluar një ndeshje të dobët dhe vazhdon të ketë probleme sa i përket përshtatjes me skuadrën dhe skemën.

“Shokët e ekipit kanë pasur vështirësi që ta gjejnë në fushë dhe të bashkëveprojnë. Mungesë shpërthimi. Por, kur duhet të shënojë golin, gjendet në vendin e duhur”.

Për gazetatën pariziene, “Le Parisien”, paraqitja e tij ishte normale. Më mirë se ai, në fakt, kanë qenë Thiago Silva, Kimpembe, Gueye, Verratti dhe Sarabia.

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *