Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Nuk ka nevojë për ndryshim kufijsh”, presidenti slloven konferencë me Metën: Me anëtarësimin në BE, kufijtë e shteteve nuk janë të rëndësishëm

Presidenti slloven Borut Pahor, ka zhvilluar sot një vizitë zyrtare në vendin tonë ku është takuar me presidentin Meta.

Gjatë konferncës së përbashkët të mbajtur nga dy presidentët është folur në lidhje me prespektivat e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe për zhvillimet e fundit në rajon.

Gjatë pyetjeve që u janë drejtuar nuk ka munguar as ajo në lidhje me dokumentin “non-paper” të publikuar nga kryeministri slloven.

Presidenti slloven tha se ndryshmi i kufijve nuk ishte aspak i nevojshëm duke qenë se kufijtë nuk kanë rëndësi për vendet që anëtarësohen në BE.

Ai tha se duhet të fokusohen në punën për të bërë që qytetarët e vendeve të Ballkanit të jenë të entuziazmuar për rrugëtimin e vendeve drejt BE dhe falenderoi presidentin Meta për këshillat që ai i kishte bërë në lidhje me dokumentin n”non-paper”.

“Në anëtarësimin në Bashkimin Europian kufijtë mes shteteve bëhen më pak të rëndësishme dhe nuk ka nevojë për ndryshimin e tyre. Besoj që me udhëheqësit e kësaj pjese të Europës dhe të pjesës tjetër të Europës e kemi këtë detyrim që sot në këtë kohë më të komplikuar të japim një ide të re sesi të zhvillohet më shpejt dhe më me entuziazëm tek udhëheqësit dhe qytetarët e shteteve në mënyrë të anasjelltë”– u shpreh presidenti slloven.

Drejtuar presidentit Meta : Duhet thënë se të gjitha vërejtjet që më keni dhënë lidhur me këtë temë, ty dhe delegacionit tënd do t’ua marrim për bazë. Para përfundimit të përgatitjeve do të takohem edhe me mikun e kroacisë. Kjo sepse duhet të bëjm cdo gjë që është në dorën tonë që njerëzit që i kemi në shtetet tona të jenë të qetë, të jetojnë në paqe.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.