Kryeministri Edi Rama gjatë një interviste të dhënë mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Të Paekspozuarit’, foli në lidhje me akuzat e ngritura për lidhjet e qeverisë me oligarkë të ndryshëm në vend. Rama u shpreh se në Shqipëri nuk ka oligarkë, por njerëz të pasur të cilët nuk kanë fuqi imponuese ndaj tij apo ndaj qeverisë së tij.
“Çdo vend është borxhli gjithë jetën, nuk ka vend pa borxhe. Ne kemi një borxh shumë të shëndetshëm. Kemi një borxh që e kemi marrë për rritje dhe jo ta përdorim siç e përdorte Saliu.
Nuk ka oligarkë në Shqipëri. Nuk ka në Shqipëri oligarkë. Nuk ka!. Ata janë njerëz të pasur, por e kanë kapacitetin e imponimit tek mua dhe tek qeveria ime zero.
E para njëherë oligarku është dikush që ka kapacitet imponues ndaj shtetit dhe për shkak të shtetit gëzon të drejta monopoliste. Rusia ka dhe njerëz të tjerë të pasur, por ka dhe ata që janë imponues.
Kjo është një temë shumë banale. Këto i bën këtu me fushatën e Lubonjës
E dyta të gjithë ata njerëz janë njerëz që e kanë nisur nga hiçi dhe gjatë rritjes së tyre janë identifikuar me një parti të caktuar, por ata s’janë as të Saliut as të Ramës“, tha Rama.