Pas dështimit të objektivit të ngjtjes në Superiore, presidenti i Flamurtarit Sinan Idrizi duket se ka bërë detyrat e fundit ndaj ekipit pas humbjes me ekipin e Korabit.
Gjatë një interviste për mediat, Idrizi edhe pse ka folur me tone të qeta nuk e ka fshehur zemërimin ndaj ekipit. Flamurtari sipas tij ka marrë të gjitha pagesat e çdo muaji, ndërkohë që një pjesë e futbollistëve për Idrizin janë si punonjës sezonalë.
“Nuk do të ketë më punëtorë sezonalë, 70% e ekipit nuk do të jenë më pjesë e Flamurtarit”, ka deklaruar Idrizi, ndërsa kritikat nuk kanë munguar as në drejtim të trajnerit Diego Longo.
Po cilat janë pritshmëritë për ekipin Flamurtari, i cili sipas idrizit do të vegjetojë përsëri në kategorinë e parë. “Po ngrihen grupe pune me sytë nga lojtarët vlonjatë që luajnë sot në botë”, është shprehur Idrizi.
Idrizi u shpreh se ekipi duhet t’iu kërkojë falje qytetarëve vlonjatë.